Rreth 4,000 njerëz janë evakuuar nga Ishujt Kanarie në Spanjë ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi.

 

Zjarret, të cilat filluan të Shtunën, po përparojnë në dy fronte në një zonë malore të ishullit duke ua bërë të pamundur ndërhyrjen zjarrëfikësve.

 

Dhjetë aeroplanë dhe helikopterë, si dhe rreth 700 zjarrfikës në terren përfshirë këtu dhe 200 ushtarë, po punojnë për neutralizimin e flakëve.

 

Përpjekejet e zjarrfikësve, sipas zyrtarëve, janë të kota pasi zjarret përveç terrenit të vështirë po përhapen edhe si pasojë e temperaturave të larta, erërave të forta dhe lagështisë së ulët.

 

“Zjarri nuk është nënkontroll dhe as i stabilizuar,” tha Presidenti rajonal i Ishujve Kanarie Angel Victor Torres një konferencë për shtyp.

 

Ai tha më tej se I është kërkuar ndihmë qeverisë qëndrore spanjolle për shuarjen e flakëve.

 

Zjarret filluan pranë qytetit Tejeda. Sipas BBC, rreth 1,700 hektarë janë shkatërruar si pasojë e flakëve ndërsa 11 rrugë janë mbyllur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *