Ne nje ndeshje te jashtëzakonshme per nga ritmi dhe emocionet Borusia Dortmund dhe Reali i Madridit u ndanë ne barazim 2-2 ne javën e dyte te Uefa Champions League, duke ruajtur kryesimin e grupit F tashme ne kuotën e 4 pikëve. Edhe pse vendasit e filluan vrullshëm me disa raste, ishin kampionet ne fuqi te europes qe gjeten rrjetën te paret me Kristiano Ronaldo ne minutën e 17. Gjithsesi presioni i vazhdueshëm i gjermaneve u konkretizua me gol dy minuta nga fundi i pjesës se pare me Abumejang. Ne pjesën e dyte madrilenet përsëri ne avantazh me Varane ne minutën e 68 përpara se Shurrle tre minuta nga fundi te siglonte shifrat përfundimtare 2-2. Ne takimin tjetër te grupit ne Hoze Alvelade, Sporting mundi Legian 2-0 me rrjetat e Ruiz dhe Dost qe ne pjesën e pare. Juventus arriti fitoren e pare ne fazën e grupeve te Uefa Champions League teksa shpartalloi dinamon ne Zagreb 4-0. Performance e shkëlqyer e Pjanic, autor i një goli ndërsa lanë shenje ne ketë ndeshje edhe Higuain, Dybala dhe Dani Alves. Zonja e vjetër kryeson grupin H se bashku me Seviljen qe nga ana e saj mundi Lion ne shtëpi 1-0. Vazhdon te surprizoje Leicester. Dhelprat e Ranierit arritën fitoren e dyte radhazi ne grupin G, ketë here ndaj Portos 1-0. Autori i vetëm i golit per anglezet blerja me e re ne merkaton e verës Slimani. Ne takimin tjetër te grupit, vazhdon forma e mire e danezeve te Kopenhagën, te cilët shpartalluan Bryzh 4-0. Totenhem arriti nje fitore te rendesihme per vazhdimësinë ne grupin E, teksa mundi ne Moskë Cska me një gol te koreanit Son. Barazim dramatik ne shtese i Monakos 1-1 me Leverkusen, duke mbajtur kreun e këtij grupi. Gjermanet te paret ne avantazh me Hernandez, ndërsa ne minutën e 4 te shtesës ishte Glik, i cili i dhuroi nje pike skuadrës se tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *