Subscribe

Bashkimi Europian nuk duhet të heqë dorë nga Ballkani dhe mos-hapja e negociatave në qershor për Shqipërinë mund të jetë një gabim historik shkruan gazeta britanike Financial Times.

 

 Bashkimi Europian mund të bëjë një gabim historik në Ballkan, pasi krerët e BE në samitin e qershorit duhet të vendosin për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi duhet të jetë unanim, por disa vende si Franca dhe Holanda, hezitojnë në fazën e ardhshme të zgjerimit të Bashkimit.

 

Në një analizë të mëtejshme, prestigjiozja britanike e konsideron një rrezik moshapjen e negociatave për Shqipërinë.

 

 Ekziston rreziku që dera të jetë e hapur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria të mbetet në dhomën e pritjes. Një nismë e tillë do t i hedhë benzinë zjarrit në nacionalizimin mbarëshqiptar dhe mund të ketë rrezik për një ringjallje të idesë së një “Shqipërie të madhe”.

 

Media britanike shton në shkrimin e saj se: “Nëse paqëndrueshmëria rajonale përkeqësohet nga droja e BE-së, atëherë do të krijohet një terren i përshtatshëm për ndërhyrjen e huaj”, duke përmendur ndikimin e Rusisë, Turqisë dhe Kinës.

 

Por besimi i rajonit në BE dhe entuziazmi i popullit të këtyre vendeve për reformat e vështira të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin do të zvogëlohen nëse Unioni nuk dërgon sinjal pozitiv në samitin e qershorit dhe Brukseli duhet të llogarisë kostot që i faturohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *