Subscribe

Lindja e dhisë i ka mbajtur në tension gjatë gjithë kohës fermerët, të cilët dy nga dy, të ndarë në turne kanë “ruajtur” kafshën. Ndonëse të paktën dy herë kanë lajmëruar lindjen e saj, dhia ende nuk e ka sjellë në jetë kecin.

Fermerët shprehen se janë frikësuar, por pretendojnë se kanë parë këmbët e kecit, edhe pse ky i fundit edhe nuk ka lindur.

“Rregullorja thotë që në momentin që shihni diçka duke dalë, veç çiçit nis pista aty për të fituar sfidën. S’kemi pas mundësi të takojmë dhe veterinerin, se sa herë shkojmë ne nuk qëllon aty. Ndërsa sa herë shkojnë çiftet e tjera thonë se takuam pak veterinerin. Kam një pyetje live për veterinerin. Nëse del një këmbë e vogël e kecit dhe pastaj futet sërish brenda, a është e mundur? Nëse po, ne e kemi fituar sfidën”, shprehet Renisi.
Pjesë nga biseda:

Ditea: Unë kam qenë deri në momentin e fundit që do të vinim këtu, unë e Albano kishim turnin dhe kam qenë në një stres të paparë, flokët e prime, nuk isha rregulluar

Floriani: Dhia ka lindur dy herë, njëherë i ka lindur Renisit e njëherë Xhesit

Xhesika: I kemi kënduar asaj dhisë, i kemi kërcyer, i kemi bërë humor… Shumë e frikshme

Spektakli i “Ferma Vip” transmetohet në Vizion Plus dhe në dy kanalet e Tring, “Ferma Vip 1” dhe “Ferma Vip 2”. Gjithashtu edhe kanalin e YouTube, Ferma Vip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *