Subscribe

Java e pare e pare e fazës ne grupe te Uefa Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje me 9 sfidat e fundit. Kampionet ne fuqi te realit e nisin fushatën e tyre per mbrojtjen e titullit nga Santiago Bernabeu aty ku do te sfidojnë nje skuadër simpatike si Sportingu i Lisbonës, ndeshje e vlefshme per grupin D. Portugezet kane arritur te krijojnë nje grup te mire dhe nen drejtimin e te mirënjohurit Jorge Jesus vitin e kaluar ishin pranë titullit kampion. I vetmi dyshim per Zinedin Zidan është Pepe ose Varane ne qendër te mbrojtjes, ndërsa sulmi do te përbehet nga Bale, Benzema dhe Kristiano Ronaldo me ketë te fundit qe përballet me te kaluarën e tij. Ketë sfide te apasionuarit e futbollit do te kene mundësi ta ndjekin drejtpërdrejt ne Vizion Plus. Ndërkohe ne platformën Tring do te transmetohen 4 sfida te tjera shume interesante. Juventus niset ne ketë sezon te ri me petkun e skuadrave favorite per fitimin e titullit pas kualiteteve te afruara ne merkaton e verës. Ne sfidën e pare zonja e vjetër do te masi forcat ne shtepi me Seviljen. Legia e Besnik Hasit përballet ne shtëpi me Borusia Dortmund, ndërsa Totenhem ndeshet me francezet e Monako. Ndërkohe edhe takimi i cili u shty per sot per shkak te motit te keq Manchester City – Borusia Monchengladbah do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring  e cila ka edhe nje kanal dedikuar golave dhe rasteve ne këto ndeshje minute pas minute. Ne ndeshjet e tjera Bajer Leverkusen ndeshet me Cska te Moskës, Bruzh pret ne shtëpi kampionin e Anglise Lecisester, Porto përballet me Kopenhagën, ndërsa Lioni me dinamo Zagrebin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *