E diel, 25 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

“Facebook” heq censurën, Zuckerberg: Kontrolluesit e fakteve ishin shumë të njëanshëm politikisht

Kompania Meta, ka njoftuar ndryshime drastike në politikat dhe rregullat e  përdorimit të aplikacioneve të saj përfshirë Facebook, Instagram dhe Threads.

Lajmin e ka bërë të ditur, shefi i saj Mark Zuckerberg, i cili tha se kompania do të heqë ato që quhen kontrolluesit e fakteve dhe do të ulë në mënyrë dramatike sasinë e censurës.

Reklamë

 “Kontrolluesit e fakteve të Metës kanë qenë shumë të njëanshëm politikisht dhe kanë e shkatërruar më shumë besimin e përdoruesve sesa e kanë forcuar atë”, tha Zuckerberg.

Përmes videomesazhit, Zuckerberg ka shpjeguar se tranzicioni ka për qëllim reduktimin e gabimeve që janë bërë deri më tani me miliona përdorues dhe vendosjen në prioritet të fjalës së lirë.

Reklamë

Me ndryshimet e fundit të cilat vijnë pas rikthimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Facebook Instagram dhe Threads do të jenë më shumë të ngjashëm me platformën sociale X të Elon Musk, ku kontrollet e fakteve bëhen përmes mendimeve dhe eksperiencave të përdoruesve.

Kompania Meta ka më shumë se 3 miliardë  përdorues në të gjithë botën. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë