Europol shkatërron 17 grupe të krimit të organizuar në trafikimin e drogave, ilaçeve të falsifikuara dhe materialeve të dopingut. Mega operacioni “Viribus” i shtrire ne disa vende te Evropes ka çuar në arrestimin e 234 personave dhe sekuestrimin e 3.8 milion substancave që shiteshin në treg, palestra ose përmes internetit.

 

Europol sqaroi se në Shqipëri nga specialistët e antidrogës, në 6 muajt e fundit, u sekuestruan 175 kg morfinë, ketaminë, ekstazi, metadon etj. dhe u arrestuan disa persona, pjesë e kësaj tregtie të paligjshme.

 

Të gjitha këto lloje drogërash përdoren kryesisht në diskoteka ose ambiente të tjera, më së shumti nga të rinjtë. Ato kanë një efekt të menjëhershëm ne trupin e njeriut duke krijuar halucinacione dhe gjendje emocionale te forta.

 

Vitet e fundit numri i arrestimeve nga policia te trafikanteve te ketyre lendeve eshte rritur ndjeshem.

 

Europol vuri ne dukje se lëndët përpunoheshin në 9 laboratore nëntokësorë të cilët u zbuluan dhe u mbyllën në vendet evropiane ku në to u kapën 24 ton pluhur steroid i përpunuar.

 

Ky operacion ka cuar edhe në realizimin e testeve anti-doping në gjak për 1 357 sportistë që pretendohet të kenë konsumuar më herët këto substanca.

 

Informacionet e marra nga Europol janë siguruar përmes raportimeve nga 1000 individë dhe në rrugë operative përmes ekspertëve të vendosur në Hungari dhe Spanjë që prej muajsh monitoronin grupet e struktuara në Evropë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *