Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar një thirrje të SHBA për një armëpushim të menjëhershëm në veri të Sirisë, duke thënë se ofensiva e Turqisë do të vazhdojë.

 

Ndërkohë pritet që zv/presidenti i SHBA Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo përgatiten të fluturojnë për në Turqi për të provuar të ndërmjetësojnë një armëpushim. Nga ana tjetër Rusia ka paralajmëruar se nyk do të lejojë që të ndodhin përleshje midis forcave turke dhe siriane.

 

Turqia thotë se sulmi i saj synon të shtyjë forcat kurde nga rajoni kufitar. Gjithashtu Ankaraja thotë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” që arrin rreth 30 km në Siri për të rivendosur deri në dy milion refugjatë sirianë aktualisht në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *