Subscribe

Enti Rregullator i ujit ka zyrtarizuar tarifat e reja për kryeqytetin, të cilat shënojnë një rritje për qytetarët me 44 %.

 

Kjo do të thotë se një metër kub ujë nga 45 lekë që ishte, nga 1 janari i 2018 do të  kushtojë 65 lekë për metër kub.

 

Rritje kanë shënuar edhe tarifat për institucionet publike dhe ato private, konkretisht me 140 dhe 155 lekë për metër kub.

 

Paralelisht edhe kostoja e mirëmbajtjes nga 100 është rritur në 200 lekë në muaj.

 

Në këtë mënyrë Enti Rregullator ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për rritjen e tarifave me qëllim përmirësimin e furnizimit më ujë të pijshëm.

 

Bashkia në kërkesën e saj për shtrenjtim të tarifave,  argumentoi se ka një plan ambicioz investimesh, sipas të cilit brenda pesë viteve, Tirana do të ketë furnizim me ujë 24 orë.

 

Por që ky objektiv të realizohet, Drejtoria e Ujësjellësit Tiranë do të duhet të reduktojë humbjet në rrjet, si dhe të rrisë ndjeshëm arkëtimet. Enti i Ujit i ka vënë si detyrim ujësjellësit të Tiranës që të ulë në 2017 humbjet në nivelin 65 %, ndërsa në vitin e ardhshëm kjo shifër duhet të shkojë në 60%.

 

Paralelisht me këtë situatë qeveria qendrore ka nisur një aksion të ngjashëm me atë të energjisë, për të luftuar informlitetin edhe në sektorin e ujit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *