Subscribe

Tirana është gati për të përjetuar një natë të paharrueshme nën ritmet e muzikës latine. Ylli i muzikës spanjolle, Enrique Iglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’.

 

Iglesias është konsideruar si “Mbreti i Popit Latin” dhe një nga artistët më të shitur të muzikës latine, prej mbi 70 milionë disqe në mbarë botën. Këngëtari pritet që të dhurojë për të gjithë shqiptarët një mbrëmje të paharrueshme.

 

REZI CENAJ

 

KRYETARI I BASHKISË SË NATËS

 

 “Koncerti nis në orën 21.30, por personat që kanë marrë biletë të paraqiten pak më herët për arsye më shumë që të kemi sa më shumë lehtësira për mbarvajtjen e hyrjes në aktivitet. Do ketë kontroll në hyrje ku në bazë të biletave, do të pajisen me byrzylyk që do të caktojnë edhe zonat ku do vendosen njerëzit dhe do të ketë supriza edhe këngëtar të tjerë.”

 

Shitja e biletave ka vijuar edhe gjatë të premtes.

 

“Biletat i gjejmë në pika të ndryshme, online, në shesh tek hyrja e pallatit të Operas, që fillojnë nga 25 euro dhe vijojnë në kategori të ndryshme. Ka shumë të interesuar, përvec turistëve që janë në Tiranë ka të ardhur nga rajoni dhe nga qytetet të tjera të vendit tonë. Pritet te ketë një pjesmarrje të madhe, pasi po të marrim parasysh pjesmarrjen e fundit të Dua Lipës ku ishte diku tek 200 mijë persona ne shesh.”

 

Ky nuk do të jetë i vetmi koncert i këtyre përmasave, sepse pas tij do nisin përgatitjet për emra të tjerë me famë botërore, që do të mbërrijnë këtë verë në Shqipëri.

 

“Tirana përvec se po vendoset ne hartën e qyteteve ku ndodhin aktivitete, kështu do të bëhet më e njohur. Qëllimi ky është të rrisim sa më shumë turizmin e koncerteve që të ndikojë në rritjen ekonomike. Kjo vere do të ketë një sërë aktivitetesh dhe këngëtar me famë botërore.”

 

Koncerti organizohet në kuadër të Javës së Kulturës Spanjolle. Rreth një muaj pas tij, një atmosferë elektrizuese pritet të dhurojë edhe një tjetër ikonë e muzikës latine. Bëhet fjalë për Ricky Martin, i cili gjatë turit të tij ka vendosur që të bëjë një ndalesë edhe në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *