E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 62 vjeçari në Fier

Një 62-vjeçar është arrestuar në Fier pas një kërkese ndërkombëtare nga autoritetet italiane. Alban Dauti, i dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim në Milano për trafikim lëndësh narkotike në kuadër të një organizate kriminale, u kap gjatë operacionit “Operacionalja 31”.

Ky operacion është realizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me partnerët italianë, dhe synon ekstradimin e tij në Itali për të përballuar dënimin.

Interpol Tirana po punon me autoritetet italiane për realizimin e ekstradimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë