Është gjetur trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare, Floresha Prengu, e cila ishet zhdukur prëj 22 tetorit nga banesa e saj në Trento.
Mediat italiane raportojnë se trupi i shqiptares është gjetur rreth 40 km larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige.
Sipas mediave trupi i të resë u gjet rreth në fillim të kësaj jave, por familjarët e identifikuan më vonë trupin e saj.
Për Floreshën, nënë e dy vajzave, nuk dihej asnjë lajm që nga mëngjesi i 22 tetorit, kur doli nga shtëpia herët për në punë, por nuk ishte kthyer deri në orën 5 të pasdites, orari i saj i planifikuar i kthimit. Burri i saj alarmoi policinë dhe menjëherë nisi një operacion gjithëpërfshirës kërkimi, si në male ashtu edhe në lumenj, duke përfshirë zjarrfikës, zhytës dhe helikopterë.
35-vjeçarja, e cila punonte si pastruese në disa pallate dhe kishte humbur të atin pak para zhdukjes së saj, ishte larguar nga shtëpia vetëm me telefonin e saj.
“Ajo i do vajzat e saj; nuk do t’i kishte lënë kurrë”, thanë miqtë, të afërmit dhe burri i saj. Askush nuk kishte vënë re ndonjëherë shenja sëmundjeje. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi shkakun e vdekjes apo rrethanat e gjetjes së saj.





