Zbardhen emrat e personave që ishin në shënjestër të Operacionit “Forca e Ligjit” këtë të martë në Shkodër e që ju sekuestrua edhe pasuria.

 

Mësohet se bëhet fjalë për Aldo Manjishtan, M. Docajn, Ardian Doçin, Gentian Finiqin, Artan Doçin dhe Martin Blertën. Emrat e tyre dyshohet të jenë të lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Atyre ju sekuestruan gjatë aksionit policor vila, mjete luksoze dhe toka.

 

Kujtojmë se 49-vjeçari Prenga u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, por vetëm më 28 janar, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave. Pavarësisht kërkimeve, deri më tani nuk është arritur që të gjendet trupi i viktimës, ndërsa kërkimet janë shtrirë në zonën e Shijakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *