Bujaria e shqiptarëve nuk shuhet as në situata të vështira. Ky është dhe rasti i dy shqiptarëve Aleksandër Gjoncaj dhe Jetmir Aga. Të dy në shtete të ndryshme të SHBA, kanë marrë iniciativën të ndihmojnë këdo që ka nevojë apo është në vijë të parë në luftën ndaj Koronavirus.
Dy shefat e kuzhinës, njëkohësisht dhe pronarë restorantesh, përmes lidhjes skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus rrëfyen se shpërndajnë deri në 1 mijë pako në ditë.
“Tash për tash po përgatisim 1 mijë pako nëpërmjet delivery. Nuk dalim dhe nuk hyn kush në restorant. Pakot vendosen jashte në një tavoline. Kemi bërë vija në rrugë që njerëzit të rrijnë një metër larg njëri- tjetrit. Japin një adresë dhe u shkon ushqimi. Zakonisht spitalet rreth e rrotull ose komisariatet e policisë. Po ndihmojnë dhe shqiptarët që kanë biznese dëzinfektimi. Po dëzinfektojnë dyert, ashensorët, godina të ndryshme të ndihmojne me ndal hapin e virusit”, u shpreh Jetmir Aga nga New York.
“Përgatisim në sasi të mëdha.33 mijë shqiptarë, nga biznesmenë të mëdhenj e të vegjël, jemi bashkuar të ndihmojmë me sa kemi mundësi. Nisma është e madhe”, u shpreh Aleksandër Gjoncaj nga Massachusetts.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *