Fluks i lartë lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet kësaj pike doganore më shumë se 10300 shtetas shqiptare dhe të huaj.

 

Fluksi më i lartë i lëvizjëve në 24 orët e fundit ka qenë në dalje me 6096 shtetas shqiptar dhe të huaj ç’ka tregon se shqiptarët kanë filluar të rikthehen pas pushimeve në vendet e tyre të punës në Greqi.

 

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës në 24 orët e fundit kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8400 shtetas shqiptare e të huaj.

 

Në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut pala shqiptare ka shtuar në maksimum numrin e sporteleve gjë e cila nuk ndodh me fqinjët tanë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *