Fitorja e 8 e Gjermanisë ne grupin C. Ne Shtutgart, djemtë e teknikut Low shpartalluan Norvegjinë me rezultatin e thelle 6-0 dhe tashme ju mjafton dhe nje tjetër fitore per te prere biletën per ne Rusi 2018. Ne nje ndeshje asfiksuese nga fillimi deri ne fund, te zotet e shtëpisë arritën ta dërgonin 6 here topin ne rrjete me Ozil Draxler Werner dopiete Goretzka dhe Gomes. Me këtë fitore Gjermania arrit ne kuotën 24 pikëve, 8 fitore ne po kaq ndeshje. Ajo qe mbajti kualifikimin e hapur ishte Irlanda e Veriut qe mundi 2-0 Republikën Çeke me gola te Evans dhe Brant, duke kaluar ne vendin e dyte qe përkthehet ndryshe nje bilete per ne Play-Off.

 

Nje hap larg botërorit është dhe Anglia. Ne “Uembli”, “Tre Luanet” munden Sllovakinë 2-1 ne ndeshjen e vlefshme per Grupin F. Por per te arritur kete fitore, vendasit vuajtën mjaft, pasi e pane veten ne disavantazh qe ne minutën e 3 Lobotka kaloi ne epërsi Sllovakinë. Per te barazuar shifrat mendoi Dier ne minutën e 37, ndërsa Markus Rashford ne pjesën e dyte i dha fitoren te zoteve te shtëpisë, qe tashme kaluan ne kuotën e 20 pikëve ne vend te pare, 5 me shume se Sllovakia. Gjithsesi vendi i dyte mbetet akoma per t’u vendosur pas fitores se Sllovenisë 4-0 ndaj Lituanisë, por edhe Skocisë 2-0 ndaj Maltes. Te dy keto skuadra kane nje pike me pak se Sllovakia.

 

I hapur kualifikimi edhe ne grupin e ku kryesuesit e Polonisë shpartalluan Kazakistanin 3-0. Për polaket lane shenje ne këtë ndeshje Milik, Glik dhe Levandovski nga pika e bardhe e penalltisë. Gjithsesi, prapa tyre me tre pike me pak qëndrojnë Mali i Zi, i cili arriti nje fitore te rëndësishme ndaj Rumanisë 1-0 me gol te Jovetiç dhe Danimarka qe shpartalloi Armeninë ne Jerevan 4-1.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *