Befasi ne Tuluze. Pas fitores mbresëlënëse 4-0 ndaj Holandës, Franca nuk shkoi me shume se nje barazim befasues pa gola ne shtëpi ndaj Luksemburgut ne sfidën e vlefshme per javën e 8 te Grupit A ne eliminatoret e botërorit. Pavarësisht nje sulmi te jashtëzakonshëm me Mbape dhe Grizman, “gjelat” hasen ne rezistencën e kundërshtarit ndërsa tashme rrezikojnë shume per kualifikimin edhe pse jane ne vend te pare. Skuadra e Deshamp kryeson me 17 pike, por tashme nje me shume se Suedia, e cila nga ana e saj fitoi ne Bjellorusi me rezultatin e thelle 4-0.

 

Nderkohe shpreson edhe Holanda, e cila tashme është ne kuotën e 13 pikeve pas fitores 3-1 ndaj Bullgarisë, Belgjika është skuadra e pare europiane qe pret biletën per ne botërorin e Rusisë. Te ashtuquajturit “djajtë e kuq” fituan 2-1 ne Greqi, duke u ngjitur ne kuotën e 22 pikëve ne Grupin H. Te tre golat u shënuan ne pjesen e dyte ne harkun kohor te 4 minutave. Fillimisht Vertongen  ne minutën e 70 kaloi ne avantazh Belgjikën, por tre minuta me vone Zeka ktheu gjithçka ne baraspeshe.

 

Gjithsesi ky rezultat zgjati vetëm nje minute pasi Lukaku kaloi përsëri ne avantazh Belgjikën, duke i dhënë skuadrës edhe fitoren e 7 ne keto eliminatore. Ne takimin tjetër te ketij grupi, Bosnja rimori vendin e dyte pas fitores 4-0 ne Gjibraltar me gola te Edin Xheko dopiete Kodro dhe Lulic. Zvicra dhe Portugalia arritën fitoret e radhës ne Grupin B me te paret ne nje diference prej 3 pikesh ne vend te pare ndaj luzitaneve, ndërsa përballja direkte ne tetor do te përcaktoje kush do te kualifikohet direkt ne botëror e kush do t’i drejtohet play-off-it.

 

Zvicra fitoi ne fushën e Lituanisë 3-0 me Seferovic qe zhbllokoi shifrat qe ne minutën e 9. Por protagonist i mbrëmjes ishte Xhemaili, i cili humbi nje penallti ne pjesën e pare përpara se te shlyente gabimin ne minutën e 55 me nje super gol. Tre minuta me vone Rodrigues nga pika e bardhe vulosi shifrat 3-0. Ne Budapest, skuadra e Kristiano Ronaldos fitoi me vështirësi 1-0 edhe pse vendasit luajtën per rreth nje ore me nje lojtare me pak pas kartonit te kuq te marre nga Priskin. Goli i vetem per portugezet u shënua me fillimin e pjesës se dyte nga Andre Silva.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *