Shtetasi turk Faruk Baybesin, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge, do të ekstradohet drejt Francës. Kërkesa është miratuar këtë të premte nga Gjykata e Tiranës.

 

53-vjeçari u arresta më 24 dhjetor të vitit të kaluar nga Policia në Tiranë, pasi ishtë shpallur në kërkim nga drejtësia fanceze për trafik heroine nga Turqia, përmes Spanjës në Francë. Turku është dënuar në Francë me 30 vite burg nga Gjykata e Loire Atlantique.

 

Faruk Baybesin ka qenë pjesë e trafikantëve të familjes Baybesin, të konsideruar si “Eskobarët e Evropës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *