Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë për kërkesën e mbrojtësit të Fadil Kasemit për analizë psikike të tij. Një ditë pas caktimit të masës së sigurimit me burg për vrasësin 53-vjeçar të ish-bashkëshortes Fildes Hafizi, mbrojtja pretendon se Kasemi vuan nga çrregullime mendore. Ende nuk dihet nëse një kërkesë e tillë do të marrë miratimin e Gjykatës, kjo pasi nga të dhënat e policisë rezulton se 53-vjeçari, nuk kishte shfaqur shenja të çrregullimit mendor, ndërsa një tentativë e tillë bëhet për t’i shpëtuar burgut përjetë.

 

Sipas kreut të krimeve në policinë e shtetit, Josif Shtëmbari, Kasemi nuk ishte bërë problematik për ish-bashkëshorten 8 muajt e fundit, pasi edhe ajo vetë nuk kishte kërkuar ndihmë apo shprehur shqetësim pas lirimit të tij. Në caktimin e masës së sigurimit, Fadil Kasemi nuk dha detaje për krimin, por vetëm e pranoi atë. 38-vjeçarja Fildeze Hafizi u qëllua për vdekje sapo hipi në automjetin e saj në afërsi të sheshit “Shtraus” 4 ditë më parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *