E mërkurë, 28 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ekspertët: Kujdes nga “Delta”, varianti i ri i Covid i pranishëm në 46 shtete amerikane

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë bëjnë të ditur se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është zbuluar në të paktën 46 shtete amerikane dhe pritet që të përhapet edhe më shumë duke u bërë dominant në muajt e ardhshëm.

 

Reklamë

Shefja e Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha se pacientët e infektuar nga ky variant janë më të rinj në moshë dhe kanë simptoma më të rënda.

 

Reklamë

ROCHELLE WALENSKY

SHEFE, CDC

“Kur këto viruse mutohen, ata e bëjnë këtë me një farë avantazhi ndaj virusit. Në këtë rast, ai është më i transmetueshëm sesa varianti alfa, ose varianti në Mbretërinë e Bashkuar, apo ai që kemi në vend. Ne e pamë që shumë shpejt u bë lloji dominant në një periudhë prej një ose dy muajsh, dhe unë parashikoj se do të jetë ajo që do të ndodhë me variantin delta gjithashtu. Prandaj inkurajoj vaksinimin e plotë me të dyja dozat, sa më parë të jetë e mundur. “

 

Presidenti Joe Biden ka vendosur qëllimin për vaksinimin e 70% të të rriturve amerikanë me të paktën një dozë deri më katër korrik por ritmi i fushatave ka rënë dhe arritja e synimit duket e largët. Rreth 52 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa rreth 43 për qind janë vaksinuar plotësisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë