E diel, 25 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Eksluzive. Çfarë do të ndodhë sonte në dasmën e Besit dhe Xhensilës?

 

 Një dasmë, si në përralla!

Reklamë

 

Që në momentin kur u shpërndanë ftesat e dasmës, Xhensila dhe Besi, paralajmëruan se ishte një dasmë që do të risillte përrallën e Hirushes!

Reklamë

 

Por ende skemi parë asgjë! Geraldina Sposa, do të transformojë sonte Pallatin e Brigadave në Pallatin e Përrallave, ku gjithçka do të jetë tejet magjike.

 

“Do të jetë një spektakël më vete. Darka do të mbahet  në zonën ku u zhvillua sfilata e 20 vjetorit të Geraldina Sposës. Mbi të, është ngritur një strukturë e posaçme për të evituar pjerrtësinë” – bën të ditur Geraldina Sposa.

 

Fustani që nusja e ardhshme Xhensila Myrtezaj, do të mbajë gjatë darkës është pjesë e koleksionit të Geraldina Sposa 2018.

 

 “Fustani që Xhensila do të mbajë gjatë darkës, është i koleksionit 2018. Është një fustan me dy pjesë, ka një element shumë interesant në pjesën e sipërme, që e bën fustanin edhe më shumë madhështor” rrëfen Geraldina Sposa. 

 

Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre mbremjen e sotme, në një ceremoni, ku janë të ftuar rreth 400 persona në Pallatin e Brigadave.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë