Kukësi, Laçi dhe Teuta zbresin sot në fushë në kaudër të turit të parë të kualifikueseve të Europa League. Kuksianet presin në “Air Albania”, Slavian e Sofias, ndersa trajneri Gega beson te kualifikimi.

SKENDER GEGA

TRAJNER I KUKËSIT

”Jam optimist dhe jam i sigurt që do të japim 100%. Patjetër, janë marrë masat edhe për 11-metërshta. Gjithsesi, jemi përgatitur që ta mbyllin para 90-minutave, edhe pse futboll është. Besoj se do i çojmë gjërat në kahun tonë sa më shpejt. Është ekip që duhet vlerësuar dhe nuk mendoj se është sfidë e lehtë.”

Nga ana tjetër tekniku i bullgarëve Zlatomir Zagorçiç, vlerësoi maksimalisht një kundërshtar si Kukësi. 

ZLATOMIR ZAGORÇIÇ

TRAJNERI I SLAVIA SOFIA

“Kam marrë informacione për mënyrën sesi luan Kukësi, janë disa elementë të rinjë që më kanë bërë përshtypje, e di që do të jetë një ndeshje e vështirë por jo e pamundur.

Ndërkohë në sfidat e tjerë të Europa League, Teuta do të jetë përballë izraelitëve te Beitar, në Niko Dovana . Në prag të sfidës tekniku Martini u shfaq optimist për të marrë një rezultat pozitiv.

EDI MARTINI

TRAJNERI I TEUTËS

” Kanë lojtarë kombëtareje, por nuk trembemi. Të gjithë këto na motivojnë. E respektojmë maksimalisht kundërshtarin. Duhet të jemi agresivë në fushë dhe të tregojmë atë treguam në kampionat. Shpresoj që fati të jetë me ne.”

Ndërsa  Laçi ka një transfertë mjaft të vështirë në Azerbajxhan, ku do të ndeshet me  Kersla në orën 19.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *