Subscribe

Spektakli i muzikës së vërtetë shqiptare “Këndo këngën time”,  ka rezervuar edhe mbrëmjen e sotme plot surpriza.

 

Nata e dytë ishte nata e Elton Dedës i cili ka rrëfyer shumë sekrete nga karriera e tij dhe ka mbajtur publikun të mbërthyer përpara ekranit të Vizion Plus.

 

I pyetur nga moderatori Ardit Roshi për kohën kur Eltoni prodhonte muzikë dhe vështirësitë që kishte hasur, ky i fundit u përgjigj:

 

Në atë kohë ne nuk pretendonim shumë sepse mungonte baza materiale i themi ne. Nuk kishte kitara, nuk kishte bateri, nuk kishte tastiera ishte një varfëri sa kishim dal nga komunizmi, nuk kishte asnjë gjë. Unë mbaj mend që për të bërë një koncertin tim recital, jam detyruar të shkojë në kombinatin e autotraktorëve. Aty kishte një sallë e cila kishte vegla dhe ne shkonim me autobus ditë për ditë të bënim prova. Fatmiri një burrë shumë simpatik dhe shumë xhanan më tha mua:

 

“Elton unë do ju lejë që ju të bëni prova, por ju duhet të këndoni për punëtorët e kombinatit të autotraktorëve. Ky ishte kushti!

 

Po i dashur i thashë unë, bëmë provat dhe është bërë edhe dokumentari për filmin Tingulli i Zjarrtë.  Unë bashkë me grupin më një palë pantallona të bardha kauboj, jam i hipur mbi një karro e cila na shëtiste dhe na çoi në një vend  për të bërë koncertin. Aty na prisnin 60 torno, 40 freza dhe një grup i madh punëtorësh që vërtet ishin të varfër po kanë pasur një super shpirt dhe një zemër aq të bardhë  sepse zemra e tyre ishte vetëm thirrje “ Hej shyqyr më në fund e shporrëm komunizmin, ja ku jemi tani çfarë do bëjmë”, -ka përfunduar Eltoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *