Subscribe

Kryeministri Rama zhvilloi një takim në Gjirin e Lalzit me qytetare dhe operatore të ndryshëm në lidhje me problemet e shfaqura gjatë kësaj vere në sezonin turistik.

 

“ Në nivel kulturor ku sezon turistik ka qënë më i miri me mbi 500 aktivitete, si kurrë më parë. Edhe sherbimet shendetësore janë përmirësuar ndjeshëm pasi kemi pasur mbulim me urgjenca në të gjithë vendin. Ka pasur përmirësim të ndjeshëm edhe të furnizimit me energji elektrike. Psh, nëse më parë në Shengjin ka pasur probleme të konsiderueshme në furnizimin me energji, gjatë këtij sezoni atje kanë ikur dritat vetëm një herë për 20 minuta. Kemi pasur një sezon veror shumë të mirë edhe sa I takon nivelit të kriminalitetit. Përjashtimin e vetëm e bëri ngjarja e Selenicës.

 

Rama shtoi se turistet e huaj e lavderojnë Shqipërinë qoftë për cmimet, qoftë edhe për shërbimin. Çuditërësisht na shajnë vetëm turistet tanë vendas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *