Subscribe

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.

Televizionin italian Rai News intervistoi Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se opozita është e shqetësuar sepse nuk ka shans të fitojë zgjedhjet lokale nga njëra anë dhe nga ana tjetër për shkak të reformës në drejtësi.

Sipas kreut të qeverisë ndërkombëtarët po mbështesin Shqipërinë.

 

Edi Rama: Mendoj se kjo mbështetje është për Shqipërinë dhe jo për qeverinë time, sepse është vendim i paarsyeshëm është një akt që nuk di të ketë ndodhur në demokraci ku populli përfaqësohet nga të zgjedhurit e tij, dhe ata duhet të përfaqësojnë vullnetin e popullit. Kjo është një protestë e një establishmenti që u mund thellë dhe që ka arsye për të protestuar sepse nga njëra anë ata janë të dëshpëruar sepse nuk mund të fitojnë. Janë zgjedhjet për pak muaj dhe nuk kanë shanse dhe nga ana tjetër ata janë shumë të shqetësuar për reformën rrënjësore të drejtësisë që ne kemi ndërmarrë me Komisionin Europian edhe me mbështetjen e SHBA-ve që po largon nga drejtësia të gjitha shefat e mëdhenj të një sistemi që ka garantuar imunitet për politikanët dhe për këta këtu.

 

Kryeministri shtoi se 3-4 orë protestë kanë shkatërruar 3- 4 vjet punë në lidhje me imazhin e vendit, por nuk mohoi se ekziston blerja e votave.

 

Edi Rama: Raporti i OSBE thotë se duhet të adresohen disa aspekte që ligji elektoral t’i japë më shumë qëndrueshmëri sistemit. Pastaj në fund blerja e votave janë diçka që nuk mund të përjashtoj se ekziston.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *