E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Edi Rama mbledh nesër ministrat, në takim edhe deputetët e kryetarët e komisioneve parlamentare

Kryeministri Edi Rama duke dale pas nje takimi te tij me strukturat shteterore ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, para nisjes se fushates elektorale. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama coming out after his meeting with state structures in the premises of the Palace of Congresses, before the start of the electoral campaign.

Të premten, ministrat do të raportojnë arritjet si dhe objektivat e këtij viti për Kryeministrin Edi Rama.

Në Pallatin e Brigadave në orën 10:00, kreu i qeverisë ka thërritur në një mbledhje të formës retreat, kabinetin, grupin parlamentar si dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit.

Reklamë

Ky takim rutinë i cili zhvillohet çdo janar ka si qëllim dhënien e detajeve të punës së qeverisë si dhe direktivat që kabineti dhe shumica parlamentare do të marrin nga shefi i ekzekutivit.

Takimi është parashikuar me dyer të mbyllura ndërsa më herët, qeveria është treguar hermetike në dhënien e detajeve të mbledhjeve të zhvilluara.

Nderkohe mëngjesi i kësaj të enjteje nisi me një mbledhje në selinë rozë, ku sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi mblodhi drejtuesit e qarqeve në takimin e parë për vitin 2026.

Pa dhënë shumë detaje, burime bënë me dije se ky takim kishte në fokus organizimin partiak dhe çështje të brendshme, mbledhje kjo e zhvilluar pa prezencën e kryesocialistit Edi Rama.

Por mesa duket takimet e mazhorancës nuk përfundojnë me kaq. 16 janari do të mbledhë sërish grupin parlamentar të PS ndërsa punimet nuk priten të drejtohen nga shefi i deputetëve Taulant Balla por nga vetë Rama.

Ky do të jetë takimi i dytë ku kreu i qeverisë mbledh ligjvënësit e partisë që ai drejton ndërsa takimi i parë u zhvilluar tri javë më parë në Kryesinë e Kuvendit.

Pritet që deputetët të marrin porosi të reja, teksa më herët iu kërkua nga kreu I qeverisë që të dalin në terren dhe të zhvillojnë sa më shumë takime në zonat e tyre përkatëse./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë