Një 46 vjeçar humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një granate teksa ishte duke punuar në një shtëpi të braktisur.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Kamenicë teksa Hekuran Kala po gërmonte në pjesën para banesës së vjetër për të nxjerrë gurë dhe material ndërtimi të cilat do të përdoreshin më pas për rikonstruksionin e një muri rrethues në një kompleks ku ai ishte punësuar si punonjës mirëmbajtje.

Edhe pse kompleksi ishte i mbyllur viktima prej disa kohësh punnte aty për tu kujdesur ndërsa në momentin e ngjarjes tek banesa e vjetër 46 vjeçari ishte së bashku me dy persona të tjerë.

Kanë qenë pikërisht dy punëtorët e tjerë, njëri prej të cilëve drejtues i një fadrome që në momentin e shpërthimit janë përpjekur ti japin atij ndihmën e parë ndërsa kanë sinjalizuar edhe ambulancën por ka qenë e pamundur që 46 vjeçari të mbijetonte.

Sakaq banorë të shtëpive në zonën ku ndodhi ngjarja tregojnë se kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm dhe se mësuan se babai i tre fëmijëve ishte dëmtuar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshmitë e personave të pranishëm ndërsa ende nuk ka asnjë person të shoqëruar lidhur me ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *