Bashkëshortja e Michael Buble, Luisana Lopilato ka folur për shëndetin e djalit të saj, duke treguar se ai është duke u përmirësuar pas luftës me kancerin.

 

 

“Dua ta ndaj me ju këtë. Djali im është mirë”, – ka thënë ajo në konferencë për shtyp në Argjentinë.

 

 

Më tej ajo ka shtuar se rimëkëmbja e Noes është një proces shumë i gjatë, por përsëri ata janë të lumtur. Lopilato tregoi se ata janë duke menduar për të ardhmen e djalit, gjithashtu falenderoi të gjithë faqnsat për mbështetjen.

 

 

Një deklaratë të tillë ka dhënë edhe Michael Buble pak muaj më parë:

 

 

“Ai është trim dhe ne jemi frymëzuar nga guximi i tij. Falenderojmë Zotin për forcën që na dha, ai është duke u përmirësuar”, – ka deklaruar këngëtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *