Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të qytetit të Korçë, ku një grua rreth 65 vjeç ka mbetur e plagosur rëndë pasi ka rënë nga shkallët e një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçarja ka qenë duke shkundur një qilim në momentin e incidentit, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët, duke pësuar dëmtime serioze në koke.
Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar ambulanca, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të dëmtuarën drejt Spitali Rajonal i Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e saj paraqitet e rëndë, ndërsa mjekët po punojnë për stabilizimin e saj.





