E diel, 25 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“E ardhmja e Shqipërisë bujqësia, jo kanabisi”

Ilir Meta përpiqet të qetësojë politikën rreth debatit të hapur rishtazi mbi garën për postin e Presidentit të Republikës. Artikulimin e emrit të tij nga eksponentë të Partisë Socialiste, si kandidati më i mundshëm i koalicionit të majtë për postin e kreut të shtetit, Meta e shikon si diskutim mbi një garë të pashpallur. Nga Korça, ku ishte për takime me strukturat e partisë, Meta kërkoi një qëndrim unik të politikës në raport me luftën kundër kultivimit të hashashit. E ardhmja e vendit tha ai, është bujqësia e jo kanabisi. I pyetur mbi ecurinë e reformës në drejtësi, kryeparlamentari vlerësoi punën në komisionin e posaçëm parlamentar. Ai theksoi se do të vijojë kërkesat për gjetjen e një konsensusi mes palëve, në respekt të konsensusit politik, që solli votimin e ndryshimeve kushtetuese në seancën e 21 korrikut.

 

Më shumë video

Reklamë