Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbrëmjen e kësaj të enjteje në Elbasan.

 

Shpërthimet e zhurmshme, sipas banorëve, ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.

Burime për “Vizion Plus” bënë me dije se shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes.

 

Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale.

 

Incidente të tilla në zonën industriale të ish Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *