Subscribe

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në shenjestër dy personazhe të tjerë të njohur me rekorde kriminale në të kaluarën dhe të dënuar nga drejtësia.

Emri I parë të cilit I është dërguar formular për të justifikuar burimin e pasurisë është Dritan Dajti, i denuar per vrasjen e kater policeve.

Sipas OFL-së, ky person është i dënuar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Sipas policise, pavaresisht se qendron ne qeli prej vitesh, Dritan Dajti ka mbajtur kontakte me persona te tjere te njohur ne boten e krimit dhe me precedente penal.

Po ashtu duhet të japë llogari për burimin e pasurisë së tij edhe shtetasi Xhevdet Troplini, me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pronar i disa bizneseve ne qytetin bregdetar.

 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

Shumë emra të njohur për publikun ndaj të cilave rëndojnë akuza të rënda,  janë shënjestruar nga OFL.

Pasurine duhet ta justifikojnë emra te tjere si Shullazi, Gjergj Cukali, Ardian Capja, Lul Berisha, Plaurent Dervishi, Suel Cela, Saimir Taullau, Altin Hajri, fiset Doci dhe Bajri në Shkodër, Ben Qimja etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *