E diel, 25 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 22 minuta më parë
Vendi

Dy komisione hetimore për “CEZ”

Mazhoranca dhe opozita kane rene dakord te ngrëne 2 komisione hetimore ne lidhje me veprimtarinë e kompanisë ceke CEZ ne Shqipëri. Parlamenti ka miratuar kërkesën e opozitës, qe te hetohet zgjidhja me mirëkuptim e kontratës mes qeverise shqiptare dhe kompanisë CEZ, e cila sipas PD, i ka shkaktuar shtetit një dem prej me shume se 500 milionë euro. Por nga ana tjetër, Parlamenti ka miratuar edhe kërkesën e mazhorances qe te ngrihet nje komision hetimor per momentin e ardhjes ne Shqipëri te kompanisë ceke CEZ. Partia Socialiste pretendon se gjatë procesit të privatizimit, por edhe me vone, shoqëria CEZ është favorizuar, duke krijuar efekt negativ tek konsumatori dhe financat e KESH, me një dem qe llogaritet te kape vlerën e 414 milionë eurove.

Vazhdo të lexosh

Reklamë