Evgjeni Bashari dhe Helena Papa janë dy kandidatët për të drejtuar Inspektoratin e Lartë të Kontrollit të Pasurive për 7 vitet e ardhshme.

Komisioni i Ligjeve përzgjodhi këto dy emra mes të cilëve Kuvendi ditën e mërkurë do të zgjedhë Kryeinspektorin me shumicë të cilësuar.

Ajo që ra në sy gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ishte se Evgjeni Bashari, aktualisht Sekretare e Përgjithshme e Inspektoratit ishte e vetmja që u votua me unanimitet pro, duke krijuar idenë se ajo do të zgjidhet në këtë post në seancë plenare.

Bashari dhe Papa fituan përballë kandidaturave të Lefterie Lleshit, Evis Ficos, Dhimitrulla Spiros, ndërkohë që përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji u tërhoq nga gara.

Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që prej vitit 2016 ka marrë një rëndësi të madhe, pasi ai është institucioni kyç në procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *