Subscribe

Kërkesa e bashkisë së Durrësit për të ruajtur të njëjtin nivel taksash si për banorët ashtu edhe për biznesin, nuk mori miratimin e Këshillit Bashkiak.

 

PD dhe LSI bashkuan votat dhe dolën kundër paketës fiskale që lidhet me tarifat vendore për vitin 2018. Përfaqësuesit e opozitës argumentuan se të majtët nuk morën parasysh propozimet e tyre.

 

Por këshilltari socialist Alfred Mullaraj tha se bashkia ka ruajtur të njëjti nivel taksash.

 

“Ulje ka pasur në këtë paketë edhe për pagesën e tarifës për çerdhe dhe kopshte, ku bashkia kishte propozuar që familjet me ndihmë ekonomike të paguajnë vetëm 10 përqind të faturës dhe ato me shumë fëmijë 20-30 përqind.”

 

Ndërkohë këshilltarët e PD dhe LSI kërkuan që disa tarifa të ulen, ndërsa një pjesë tjetër të bëhet zero.

 

Por këto propozime nuk u morën parasysh. Për pasoje, projektvendimi i bashkisë, u rrëzua me 20 vota të këshilltarëve të PD dhe LSI, 19 këshilltarët të PS votuan pro, ndërsa një këshilltar abstenoi. Tashmë pritet që propozimet të shqyrtohen nga komisionet përkatëse, derisa të zhvillohet mbledhja e radhës se Këshillit Bashkiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *