E shtunë, 21 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës, gazi helmon tre punonjës të portit

 

Tre punonjës të portit të Durrësit janë asfiksuar, e per pasoje kane kërkuar ndihmë mjekësore. Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të enjteje rreth orës 11.00, pranë hyrjes nr 4 të portit.

 

Sipas policisë, dyshohet se ka patur rrjedhje gazi gjatë furnizimit të një pike karburanti, qe ndodhet në afërsi të hyrjes. Nga ana e ekspertëve është kontrolluar dhe verifikuar i gjithë territori përreth.

Reklamë

 

Burime nga spitali kanë bërë të ditur se tre shtetasit e paraqitur ne spital me probleme të frymëmarrjes, kanë marrë mjekimin e duhur dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë