E diel, 25 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Vendi

Durrës, dënohet kancelarja e Gjykatës

Arrest shtëpie ka vendosur Gjykata e Krimeve te Renda per kancelaren e Gjykatës së Apelit ne Durrës, Suzana Mandija. 58- vjeçarja ishte nen hetim per korrupsion pasiv, për manipulim te shortit te gjyqtareve kundër ryshfetit. Ndalimi i saj erdhi pas një hetimi disamujor nga Drejtoria e Hetimit te Krimit Ekonomik dhe financiar ne bashkëpunim me Prokurorinë. Por pas vendimit te Krimeve te Renda per arrest shtëpie, ndaj kancelares Suzana Mandija ka ardhur vendimi i dyte, ai i shkarkimit nga detyra nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ministri ka vlerësuar punën dhe hetimet e Prokurorisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë