Subscribe

Një krim i rëndë ka ndodhur në Xhafzotaj të Durrësit, ku burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

 

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 23:55 të së shtunës në banesën e çiftit.

 

Autori i krimit, L. C., 45-vjeç, ka qëlluar me thikë gruan e tij 33-vjeçare e cila më pas ndërroi jetë.

 

Pas krimit, 45-vjeçari u largua nga shtëpia, ndërsa forcat e policisë po e kërkojnë. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *