Subscribe

24 orët e fundit kanë shënuar një rekord sa i takon ndeshkimeve të policisë ndaj qytetarëve që kanë thyer rregullat e vendosura nga qeveria për tu mbrojtur nga COVID-19.

Plot 719 persona janë gjobitur me nga 10 mijw lekë secili për shkak se sipas policise, ata janë kapur duke lëvizur në këmbë apo në biçiklete, pa ndonjë arsye ose emergjencë.

Ndëshkimet ditet e fundit jane trefishuar si rezultat i përdorimit të dronëve inteligjentë. Permes tyre po behet identifikimi i shkelësve dhe me pas vendosja e gjobave dhe ndëshkimeve e tjera.  

Sa i takon subjekteve private, janë 19 lokale që janë gjobitur për shkak se nuk respektuan karantinimin.

Nga ana tjetër, qytetarët shprehen se janë të detyruar të dalin nga banesa pasi  institucionet shtetërore dhe veçanërisht pushteti vendor i ka lënë në harresë.  

Pensionistët janë të urdhëruar që mos të dalin nga banesa, por shume prej tyre thone se Bashkia e Tiranës i ka lënë në mëshirë të fatit.

Ka edhe nga ata qytetarë që ironizojnë situatën dhe thyejnë rregullat.

Edhe pse orari i ri i sherbimeve ne disa kategori eshte  shtrire deri në 17:30, ai  nuk ka dhënë efektet e pritshme në reduktimin e radhëve të gjata.

Keto pamje tregojne se dhjetra njerez zgjedhin kryesisht paraditen per te pritur në rradhë për të marrë shërbimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *