Subscribe

Në 5-vjeçarin e dytë, pritet që të shihen efektet e reformës në drejtësi, kjo për shkak të implementimit të saj në institucionet ligjzbatuese, por edhe në kuadër të ndryshimeve ligjore që janë kryer me qëllim zbartimin e kësaj reforme. Megjithatë për zv/ministrin e Drejtësisë, Klajdi Karameta, duhet parë sërish nëse disa ligje kanë nevojë për ndryshim apo jo.

 

KLAJD KARAMETA

ZV/MINISTER I DREJTESISE

“Në këto 5 vite që do të vijnë, sistemi do të prodhojë rezultatet e punës. Puna me ligjet do të vazhdojë. Një sitemt i ri, ka kohën e vet që duhet të fillojë të funksionojë. Në këtë kohë shikohet nëse sistemi ka ndonjë ngërç të vogël që mund të mos funksionojë mirë.”

 

Por pa plotësuar Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, reforma mund të sjellë probleme në zbatueshmërinë e saj. Karameta shpjegon formulën sesi brenda një kohë të shkurtër do te plotësohet ky institucion.

 

“Kemi ulur kuorumin nga 14 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, në 10 gjyqtarë që duhen për të emëruar gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese. Ky numër, sipas informacioneve që kemi në Gjykatën e Lartë, 10 do të arrihet shumë shpejt. Në momentin që Gjykata e Lartë bëhet me 10 gjyqtarë, ata automatikisht zgjedhin 3 gjyqtarët e Kushtetueses dhe kjo e fundit kompletohet.”

 

Karameta shton se një pjesë e rendësishme e Reformës janë magjistratët e rinj që do të mbushin vendet bosh të atyre që janë larguar nga Vettingu. Të gjitha prurjet e reja do të kalojnë në faza të rrepta monitorimi.

 

“Do të sjellim me kalimin e kohën një ngritje të statusit të magjistratit. Të gjithë magjhistratët e rinj do ti nënshtrohen një sistemi të rreptë monitorimi që do të japë rezultatin e vet.”

 

Dy shtyllat e forta të reformës janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai i Gjyqësorit, ku mandati i drejtuesve të tyre përfundon në vjeshtë. Ndërkohë socialistëve i duhet konsensusi i opozitës për të marrë votat e duhura për emërimet e reja në krye të këtyre institucioneve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *