Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili u kap në një lagje të qytetit, me doza kokaine me vete dhe në automjet, si dhe me një shumë parash të përfituara nga shitja e dozave.

Në kuadër të operacionit “Tempulli” u arrestua në flagrancë, në lagjen “8 shkurti”, shtetasi Eriseld Kajolli, 30 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin e 30-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e tyre dhe 5 celularë.

Sendet e gjetura së bashku me lëndën narkotike dhe shumën e parave u sekuestruan nga policia./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *