E mërkurë, 28 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dosja “Tahiri”, hetimet drejt mbylljes

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që së fundmi të vendosë në lidhje me hetimin për dosjen “Tahiri”.

 

Reklamë

Grupi i prokurorëvë që kanë në hetim dosjen do të mblidhet këtë të hënë për të vendosur në lidhje  me fatin e kasaj dosje nesë do të dërgohet për gjykim apo do të zgjaten edhe me tre muaj të tjerë afatet. Pas zgjatjes së fundit afatet përfundojnë në 17 tetor.

 

Reklamë

Ndërkohë hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia  Italia dhe Mal të Zi por pritet që të vije edhe përgjigja e një një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali.

 

Gjithashtu ndaj ish-ministrit prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale. Por deri tani, pas gati një vit hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

 

Ndërsa  për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, prokuroria  ka  vendosur skuestron e disa pasurive, si tre dyqane, apartamente dhe nje pike karburanti të dyshuara se të  krijuara nga veprimtaria kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë