Kryeministri italian Giuseppe Conte ka dhene dorëheqjen nga posti.

 

Kreu i ekzekutivit italian në fjalimin e tij ka sqaruar disa momente dhe arsye kryesore të krizës qeverisëse në vend.

 

Ai nuk ka kursyer kritikat ndaj Ministrit të Brendshëm dhe njëkohesisht zëvendësit të tij, Mateo Salvini, duke thënë se lideri i Legës kishte ndjekur interesat e tij personale dhe nuk respekton rregullat.

 

Conte ka falenderuar të gjithë ministrat e tij, por dhe të Legës duke i falenderuar që kishin qëndruar pranë tij deri në ditën e fundit, por akuzoi deputetët e Legës se kishin njollosur 14 muajt e qeverisjes.

 

Kryeministri italian iu drejtua Salvinit, i cili gjithë kohës qëndronte ulur në sallë pranë tij, duke i thënë se ai duhej të kishte dhënë sqarime në parlament për sa i përket akuzave për financimet ruse në partinë e tij.

 

Conte e konsideroi vendimin e Salvinit për rrëzimin e qeverisë si të rrezikshëm dhe  me pasoja të rënda, duke shtuar se është papërgjegjshmëri të çosh italianët në zgjedhje çdo vit. Ndërkohë në fund të fjalimit të tij, Conte deklaroi se do të qëndronte në salle për të dëgjuar të gjithë fjalimet deri në fund të seancës dhe më pas do t’i drejtohej Presidentit të Republikës për të paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *