Dolce & Gabbana iu kundërpërgjigjën Miley Cyrus, e cila i sulmoi për ofrimin e vazhdueshëm të veshjeve për Melania Trump.

 

 

Dukshëm stilistët as që donin t’ia dinin për pikëpamjen politike të këngëtares. Gjithcka nisi kur vëllai i Miley, Braison, realizoi ëndrrën e tij dhe u shfaq në pasarelë e gjigandit të modës në Milano.

 

 

Në një postim në Instagram ajo uroi të vëllane por gjithashtu thumboi D&G për preferencat e tyre politike.

 

 

 

Dolce & Gabbana menjëherë iu përgjigjën me një tjetër postim të ashper ku thonin: “Ne jemi italiane dhe nuk na intereson politika, aq me pak ajo amerikane. Ne krijojme veshje dhe nëse mendon të bësh politikë me postime të tilla je thjesht injorante. Ne nuk kemi nevojë për postimet e komentet e tua ndaj herë tjetër të lutem na injoro.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *