Subscribe

Partia Demokratike ka bërë publike të tjera dokumenta që sipas saj inkriminojnë kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës.

 

Sekretari I përgjithshëm I PD, publikoi dokumenta që sipas tij provojnë se Mark Babani është akuzuar dhe dënuar për vjedhje makinash në Sicili në vitin 1994.

 

Në atë kohë, sipas Gazmend Bardhit, drejtuesi aktual I bashkisë së vaut të Dejës mbante emrin Marq Babaj.

 

 

Edi Rama hesht megjithëse e di që rasti më i fundit, i denoncuar nga Partia Demokratike, Mark Babani, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit. Ai është një person me precedent penal, është një i dënuar në Itali dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.Media ka transmentuar përbetimet e Mark Babanit, që ai nuk ka patur kurrë problem me drejtësinë dhe se nuk ka qëndruar as 24 orë në burg.Ky është një mashtrim i Mark Babanit, që bëhet nën mbrojtjen e Edi Ramës. E vërteta është se Mark Babani është person me precedent kriminal.

 Sipas një dokumenti te nxjerrë nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali rezulton se:

Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje.

 Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian.

 Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Edi Ramës për Vaun e Dejës.Këto të dhëna provojnë se Mark Babani është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat ndaj të cilëve është marrë një masë arresti me burg, vendim dënimi apo dëbimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin konkret në Itali.Gjithashtu, Mark Babani duhet të ndiqet penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.Mark Babani është në dijeni të plotë të faktit se është një person me rekorde të shumëfishta kriminale. Mashtrimi i tij publik se nuk ka patur asnjëherë probleme me drejtësinë, provon se ai ka mbrojtjen e Edi Ramës.Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është vërtetë ai mbrojtësi i Mark Babanit, me kandidimin e të cilit tregoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

 

 

Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë të veprojë menjëherë ndaj Mark Babanit dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizimit.

 

 

Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD, Edi Rama është politikani i vetëm në Europë, që promovon, mbështet dhe qeveris me krimin.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *