E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dokumentari për Ukrainën fiton çmim në “Oscars 2024”, regjisori: Do doja mos ta kisha bërë kurrë këtë film

Mstyslav Chernov, Michelle Mizner and Raney Aronson - Rath pose with the Oscar for Best Documentary Feature Film for "20 Days in Mariupol" in the Oscars photo room at the 96th Academy awards in Hollywood, Los Angeles, California, U.S., March 10, 2024. REUTERS/Carlos Barria

Filmi “20 ditë në Mariupol” për pushtimin rus të Ukrainës, fitoi Oscarin për dokumentarin më të mirë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Ishte “fitorja” e parë për Ukrainën në eventin më të mirë të Hollivudit, pasi filmi u shpërblye, ashtu si dhe “Openheimer” nga Christopher Nolan dhe “Barbie” nga Greta Gerwig.

Reklamë

“Është Oscari i parë në historinë e Ukrainës dhe është nderi im”, tha regjisori Mstislav Chernov ndërsa merrte statujën ikonë.

“Por unë ndoshta do të jem regjisori i parë, në këtë skenë, që do të them se do të doja të mos e kisha bërë kurrë këtë film. Do të doja ta shkëmbeja atë që Rusia të mos sulmonte kurrë Ukrainën”, shtoi ai.

Reklamë

Dokumentari, i bashkëprodhuar nga Mitchell Mizner dhe Rainey Aronson-Rath i Associated Press, tregon historinë e ditëve të para të pushtimit rus të Mariupolit, i cili tani kontrollohet nga forcat e Kremlinit.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e Oscars në Los Anxhelos, Chernov kërkoi që Rusia të ndalojë agresionin e saj në Ukrainë.

“Uroj që të lirojnë të gjithë pengjet, ushtarët që mbrojnë tokën e tyre, qytetarët që janë në burgjet e tyre”, shtoi ai.

Në vitin 2023, i njëjti çmim u fitua nga filmi Navalny, për helmimin dhe burgosjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny – i cili vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë