Edhe Zvicra ka marrë masa të reja shtrenguese kundër përhapjes së Covid 19, e sidomos nisur nga frika e variantit të ri Omicron.

 

Masat e reja janë fokusuar më së shumti tek shtrengimi i kufijve.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

 

Sipas MEPJ, përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *