E hënë, 26 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Do të vinin me autobus në Durrës/ Bllokohen në portin e Brindisit një sasi eurosh të padeklaruara

Bllokohen në portin e Brindisit një sasi prej 70 mijë eurosh të padeklaruara që ishin gati të transferoheshin në Shqipëri.

Ato u zbuluan nga personeli i Agjencisë Doganore dhe Guardia di Finanza brenda një dere në shkallët e hyrjes së një autobusi linje. Eurot, të cilat ishin paketuara në një zarf ishin fshehur brenda kutisë së improvizuar.

Automjeti po nisej për në Durrës, teksa shoferi u ndalua nga policia italiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë