Pas qëndrimit refuzues të kryedemokratit Lulzim Basha për të njohur amendimet që iu bënë Kushtetutës për të hapur në mënyrë të pjesshme listat dhe për koalicionet parazgjedhore, kryeministri Edi Rama e konsideron një veprim të nxituar.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës.

Ai i bën thirrje Ramës që të mos humbë kohë duke përsëritur avazin që sipas tij e ka çuar nga “humbja në humbje”.

“Lulzim Basha, reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë!”

Pak më herët, Basha e paralajmëroi kreun e qeverisë se do të shkojë në burg kur të zhvillohen zgjedhjet e reja në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *