9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

 

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi në “Facebook”, ku u shpreh se për të luftuar korrupsionin nuk mjaftojnë vetëm fjalët.

 

Selia diplomatike shtoi se SHBA do t’u qëndrojë “mbi kokë” vendeve për të përmbushur detyrimet e tyre.

 

“9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *